Aktualitet

Sondazhi i TAR/A jeni dakord për nismën e re të Edi Ramës për krijimin e një shteti të ri islamik në Shqipëri?

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për New York Times, ka rrëfyer se Shqipëria po planifikon një shtet të ri mysliman brenda Tiranës. Kreu i qeverisë ka deklaruar se dëshiron t’u japë anëtarëve të Bektashinjve enklavën e tyre të stilit të Vatikanit si një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare. Kryeministri Rama tha se në të ardhmen e afërt do të shpallë planet për entitetin, që do të quhet Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi.

Në intervistën për NYT, Edi Rama tregoi se qëllimi i shtetit të ri ishte të promovonte një version tolerant të Islamit me të cilin krenohet Shqipëria. “Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë,” tha ai. Territori i shtetit të ri islamik të propozuar është një kompleks në një lagje banimi me qira në Tiranën lindore. Është sa vetëm një e katërta e madhësisë së qytetit të Vatikanit, aktualisht vendi më i vogël në botë, i qeverisur nga Papa, një monark absolut.

Lidhur me këtë temë, në faqen e Top Albania Radio-s kemi ngritur një sondazh me pyetjen: “A jeni dakord për nismën e re të Edi Ramës për krijimin e një shteti të ri islamik në Shqipëri?” Përgjigjet ishin këto: Jo (90%), Nuk është nevoja (10%), Po (0%).

Nga ana tjetër, sondazhi i ri në faqen e TAR ngre pyetjen: “Ndeshja Çeki-Shqipëri më 11 tetor, cila skuadër mendoni se do të triumfojë?” Klikoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.