Aktualitet

Sondazhi i TAR/A janë dakord shqiptarët me vendosjen e një imami turk në Xhaminë e Namazgjasë?

Xhamia e Namazgjasë në Tiranë tanimë ka një drejtues dhe ai nuk është një hoxhë shqiptarë, por një imam turk. Ministria e Çështjeve Fetare në Turqi ka caktuar Imamin e Xhamisë së Namazgjasë. Ka qenë vetë Imami turk Enes Bastur i cili ka bërë me dije këtë lajm. Përmes një reagimi në rrjetet sociale ai ka njoftuar se i është besuar drejtimi Xhamisë Qendrore Namazgja në Tiranë.

“Të dashur miq me udhëzimet e Drejtorisë tonë të çështjeve Fetare më caktuan te faltorja e madhe e Xhamisë qendrore Namazgja në Tiranë”, shkruan ai.

Lidhur me këtë në faqen tonë të Top Albania Radio, ne ngritëm një sondazh ku pyesim ndjekësit tanë “Jeni dakord me vendosjen e një imami turk në Xhaminë e Namazgjasë?”. Përgjigjet ishin si më poshtë:

Nga ana tjetër sondazhi i ri i Top Albania Radio-s ka lidhje me zgjedhjet në SHBA. Pyetja është: Tre javë nga presidencialet amerikane dhe sondazhet parashikojnë garë të ngushtë Harris-Trump. Bëni parashikimin tuaj. Kush fiton? Ju mund të votoni duke klikuar këtu.