Çdo një në dy qytetarë të BE-së mbi moshën 16 vjeç lexon të paktën një libër në 12 muaj, sipas një sondazhi të Eurostat të kryer në vitin 2022, rezultatet e të cilit janë publikuar tani. Dashamirësit më të pasionuar të letërsisë janë të rinjtë, nga mosha 16 deri në 29 vjeç, prej të cilëve 60.1 % kanë lexuar të paktën një vepër në vit.
Megjithatë, duket se dashuria për të lexuar zvogëlohet me kalimin e moshës, kështu që vetëm 53.5 % e njerëzve të moshës 30 deri në 54 vjeç dhe 52.6 % në kategorinë midis 55 dhe 64 vjeç e kanë lexuar një libër. Sipas hulumtimit, më së paku lexojnë personat mbi 65 vjeç, ku përqindja e atyre që lexojnë të paktën një libër në vit është 47.2 %.
60.5 % e grave lexojnë të paktën një libër në vit, por vetëm 44.5 % e burrave e bëjnë këtë dhe i njëjti model u vërejt kur shikonin numrin e librave të lexuar. Gjithsej 28.8 % e grave dhe 24.8 % e burrave deklarojnë se lexojnë më pak se pesë libra në vit, ndërsa 14.3 % e grave dhe 9.8 % burra lexojnë nga pesë deri në nëntë libra në vit.
Lexuesit më të zjarrtë, 17.4 % e femrave dhe 9.9 % e meshkujve, deklarojnë se lexojnë 10 ose më shumë libra në vit. Pesha më e lartë e lexuesve u regjistrua në Luksemburg me 75.2 %, e ndjekur nga Danimarka 72.1 % dhe Estonia 70.7 %, dhe më e ulëta në Rumani 29.5 %, Qipro 33.1 % dhe Italia 35.4 %.
Disa sugjerime se çfarë librash të lexoni nën çadër, i gjeni në këtë link. Po ashtu ja disa kritika libri nga Top Albania Radio dhe arsyet se pse duhet t’i lexoni këto vepra.