Sondazh në TAR/ Vula e PD i kaloi Berishës, a mendojnë shqiptarët se Lulzim Basha do krijojë parti të re?

Gjykata e Apelit i ka dhënë vulën e Partisë Demokratike ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Trupa gjykuese vendosi të mos pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt duke lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit, Agron Zhukri.

Nga PD zyrtare në gjykatë ishin përfaqësuesit ligjorë Indrit Sefa, Rezart Kthupi dhe Endri Hasa, ndërsa nga Rithemelimi krahas përfaqësuesve ligjorë, si Ivi Kaso janë dhe deputetët kryesorë mbështetës si Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj.

Rithemelimi kërkoi që Aliebaj të mos ishte palë në proces.

“Ankimimi është firmosur nga nje palë që nuk ka qenë palë në proces. Vetë pala është e paqartë në cila pozita e ka bërë ankimimin” tha Kaso në seancë.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së zyrtare Kthupi u shpreh se jemi në kushtet kur kemi një vijimësi të ushtrimit të kryetarit të partisë, fillimisht nga Basha, pastaj nga Alibeaj.

Vetë Gjykata rezervoi të shprehte një vendim në këtë moment por tha se do të përgjigjej në fund.

Në përfundim të parashtrimit gjyqësor, Ivi Kaso si përfaqësues ligjor i Rithemelimit kërkoi mos pranimin e ankimit të grupit të PD-së së Bashë dhe lënien në fuqi të vendimit të Agron Zhukrit.

Nga ana tjetër Partia Demokratike zyrtare kërkoi prishjen e vendimit të Agron Zhukrit i cili njohu kuvendin e 11 dhjetorit të Sali Berishës. Gjykata mori si provë dhe vendimin e KAS që legjitimoi PD zyrtare për zgjedhjet vendore të 2023.

Në një sondazh të TAR, të pyetur nëse Lulzim Basha do krijojë parti të re, u votua:

Jo 75%

Po 25%