Aktualitet

Sondazh në TAR/ Ku zgjodhët që t’i kalonit këtë vit pushimet verore?!

Rrjeti prestigjioz amerikan, CNN e rendit Shqipërinë ndër 6 destinacionet ideale për turistët e vjeshtës. Në një artikull dedikuar atyre që pëlqejnë udhëtimet në periudhën shtator-tetor, CNN sugjeron Parqet Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Santa Fe, Nju Meksikon, Japoninë, dhe Disney World, si vendet perfekte për pushime, duke shmangur fluksin e verës. Në artikull thuhet:

Turmat pakësohen, çmimet në disa destinacione ulen nga tarifat e sezonit të pikut dhe biletat e fluturimit bien ndjeshëm me ardhjen e vjeshtës.

Prestigjiozja amerikane nënvizon faktin se ata që pëlqejnë detin kanë vërshuar në Shqipëri për plazhet e saj të bukura, por për periudhën shtator -tetor, sugjerohen Bjeshkët e Nemuna dhe lumi i egër i Vjosës. Në artikullin e CNN thuhet:

Nëse doni të shkoni në një nga destinacionet më të njohura evropiane, vjeshta do të jetë akoma më e lirë se vera.

Theksohet gjithashtu se udhëtarët e vjeshtës ka të ngjarë të kursejnë më shumë se 30% në biletat e avionit për në Evropë, duke shmangur kulmin e udhëtimeve verore.

Në një sondazh të bërë nga TAR, ndjekësit tanë kanë pasur mundësi që të japin mendimin e tyre se ku i kanë kaluar pushimet e tyre verore këtë vit. Rezultatet kanë qenë surprizuese. 58% e ndjekësve janë shprehur se preferojnë t’i kalojnë pushimet në Shqipëri dhe 42% kanë zgjedhur që t’i kalojnë jashtë shtetit.