Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur tashmë garën në Euro 2024. Të ndodhur në Grupin B, kuqezinjtë u përballën me Italinë,k u ndeshja përfundoi me rezultatin ( 2 -1) për italianët, e tashmë do të përballen me Kroacinë dhe Spanjën.
Përveçse një rezultat i rëndësishëm nga pikëpamja sportive, një garë futbollistike madhore, siç është Kampionati Europian shoqërohet edhe me përfitime të rëndësishme të natyrës ekonomike. Këtu përfshihen përfitimet direkte për Federatën Shqiptare të Futbollit, bonuset e mundshme për lojtarët, por edhe të ardhura shtesë për disa sektorë të veçantë të ekonomisë, të lidhur me zhvillimin e këtij evenimenti.
Të ardhurat që pritet të sigurojë Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) nga pjesëmarrja në këtë kompeticion janë të konsiderueshme për një vend si Shqipëria. Sipas informacionit nga Federata Europiane e Futbollit (UEFA), pagesa fikse e pjesëmarrjes për secilën nga federatat pjesëmarrëse në Euro 2024 do të jetë 9.25 milionë euro.
Në një sondazh të bërë nga TAR, ndjekësit tanë kanë pasur mundësi që të japin mendimin e tyre nëse Kombëtarja shqiptare ka shanse të kalojë fazën e parë të kualifikimeve në Euro 2024. Votat e ndjekësve tanë : Po (51%) Jo (38%) Nuk e di (10%)
Nga ana tjetër, sondazhi i ri në faqen tonë ngre pyetjen: “Vula e PD i kalon Berishës, a mendoni se Lulzim Basha do krijojë parti të re?”