Sport

Sondazh/Ndjekësit e TAR parashikojnë saktë rezultatin e ndeshjes Gjeorgji-Shqipëri!

Kombëtarja e Shqipërisë arriti një fitore të rëndësishme me rezultatin 0-1 në transfertë kundër Gjeorgjisë, falë golit të Kristjan Asllanit në pjesën e dytë. Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani shënoi golin e fitores, në triumfin 0-1 që Shqipëria arriti të transfertë ndaj Gjeorgjisë. Ky gol erdhi si dhuratë për ditëlindjen e vëllait të vogël të Kristjanit. Kjo fitore erdhi pas dy humbjeve radhazi në Ligën e Kombeve, duke i dhënë tri pikë të çmuara ekipit.

Numri një i stolit të Shqipërisë, Sylvinho u shfaq në konferencë pas ndeshjes së fituar 1-0 në fushën e Gjeorgjisë. Trajneri u shpreh se skuadra zbatoi detyrat dhe meritoi plotësisht 3 pikët.

Sipas “Sofascore”, Kristjan Asllani u shpall “Lojtari i Ndeshjes” me një vlerësim prej 8.4, duke dominuar në performancën e tij. Mbrojtja e Shqipërisë gjithashtu tregoi një paraqitje të shkëlqyer, me të gjithë lojtarët e repartit të mbrojtjes duke u vlerësuar me nota 7 dhe më lart.

Lidhur me ndeshjen Gjeorgji-Shqipëri, në faqen tonë të Top Albania Radio, ne ngritëm një sondazh ku pyesim ndjekësit tanë se si mendonin ata se do të ishte rezultati. Përgjigjet ishin aspak suprizuese, ku 100% e tyre kanë menduar se Shqipëria do të triumfonte në ndeshjen e 14 tetorit.

Nga ana tjetër, sondazhi i ri i Top Albania Radio ngre pyetjen: “Jeni dakord me vendosjen e një imami turk në Xhaminë e Namazgjasë?” Votoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.