Miliarderi Elon Musk pret që përpara çdo gjëje tjetër, Inteligjenca Artificiale (IA) të përdoret nga qeveritë në mbarë botën për të prodhuar armë. Përmes një lidhjeje me video, pronari i “Tesla”-s, “Space X”-it dhe “Twitter”-it mbajti një fjalim, në samitin vjetor të Këshillit të CEO-ve të organizuar nga “The Wall Street Journal” (WSJ) në Londër. Në këtë samit, shefat ekzekutivë diskutojnë mënyrat si ata operojnë në botën e biznesit përpara një audience globale.
Unë mendoj se ne përgjithësisht operojmë me një supozim të madh se qytetërimi është i fortë dhe asgjë nuk mund të rrëzohet, një ndjenjë që ka qenë e zakonshme gjatë historisë midis perandorive, përpara se ato të shkatërroheshin. Ekziston rreziku që Inteligjenca Artificiale të përmirësojë, eliminojë ose kufizojë rritjen e njerëzimit. Ekziston një element i inteligjencës që është një shpatë me dy tehe. Njësoj si një xhind që mund t’ju japë çdo gjë që paraqet rrezik. Unë dyshoj se një qeveri mund të përdorë Inteligjencën Artificiale si armë. Pra, të kesh armë më të avancuara në fushën e betejës që mund të reagojnë më shpejt se njeriu, në të vërtetë është ajo që është në gjendje të bëjë IA-ja. Çdo luftë e ardhshme midis vendeve të përparuara ose të paktën vendeve të afta për të përdorur drone do të çojë në shumë luftëra me dronë.
Para pak ditësh ne ngritëm një sondazh ku pyetëm: “Elon Musk paralajmëroi se qeveritë mund të luftojnë me dron përmes inteligjencës artificiale. E besoni diçka të tillë?” Përgjigjet ishin këto, 60% janë përgjigjur me jo, 20% me po, ndërsa po 20% janë shprehur me nuk e di.
Ndërkohë sondazhi i ri në faqen tonë është: “Rikthimi i mundshëm i Lulzim Bashës në krye të PD, mendoni se i rrezikon demokratët?” Votoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.