13 vite më parë u publikua kënga “Somebody That I Used to Know”, një nga hitet më të mëdha dhe më të njohura në botë. Kënga ka mbledhur më shumë se 2.3 miliardë shikime në YouTube deri më sot, por njeriu që qëndron pas këngës ka vendosur të jetojë larg vëmendjes ndërkohë. Gotye quhet një “këngëtar i një hiti”. Mediat e huaja shkruajnë se ai nuk ka fituar pothuajse asgjë nga kjo këngë.
Ai nuk donte që të shfaqeshin reklama para se të luante këngën në kanalin e tij në YouTube, kështu që nuk kishte asnjë fitim të mundshëm. Në një intervistë për mediat australiane në vitin 2017, ai tha se nuk ishte aspak i interesuar të shiste muzikën e tij. Ai gjithashtu humbi shumë para sepse nuk e liçensoi këngën për përdorim komercial në filma ose në televizion, duke preferuar që artistët dhe studentët e rinj të përdorin këngën pa pagesë. Kënga shiti më shumë se një milion kopje në Mbretërinë e Bashkuar në vitin që u publikua dhe u shkarkua 6.8 milionë herë në SHBA në të njëjtin vit. Gjithashtu, kënga ishte numri 1 në listat në 26 vende, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.