Gossip Health & Beauty

Sofia Richie rikthen trendet më të përhapura të grimit të fillimit të viteve 2000!

Një nga trendet më të përhapura të fillimit të viteve 2000 ka qenë grimi ultra-matt me bronzer të theksuar të shoqëruar me ‘concealer’ që përdoret si buzëkuq. Edhe pse nuk pritej, modelja e njohur Sofia Richie duket sapo e risolli këtë tendencë. Në një nga videot e saj të fundit në TikTok, ajo u tregoi mbi 3 milionë ndjekësve të saj kombinimin e buzëve për vjeshtë. Pasi përdori një shkëlqyes buzësh, ajo e përfundoi me atë që e quajti “qershia mbi tortë”, një sasi e vogël korrektori në mes të buzëve të saj.

@sofiarichiegrainge

Love @YSL Beauty Candy Glaze – soo glossy and hydrating #YSLBeautyPartner

♬ original sound – Sofia Richie Grainge

“Kështu arrini këtë kombinim të bukur të buzëve ombre,”-thotë ajo. Aplikimi i një buzëkuqi më të lehtë në qendër të buzëve tuaja apo në këtë rast, korrektorit jep pamjen e buzëve më të plota. Sigurisht, aplikimi i korrektorit duhet të jetë i lehtë dhe pak në mes të buzëve, jo lyerja e plotë trendi Y2K. Nuk do të ishte aspak çudi që ky trend të përqafohej nga të gjithë.