Modelja e njohur Sofia Richie dhe partneri i saj Elliot Grainge do të bëhen prindër. Modelja zbuloi për Vogue se është shtatzënë me fëmijën e parë të çiftit, një vajzë. Richie, e cila është rreth gjashtë muajshe shtatzënë, tha për revistën se ishte zgjedhja e saj ta mbante të fshehtë që ishte në pritje të ëmbël.
Shtatzënia është vërtet e frikshme. Nuk e kuptova se ka kaq shumë gjëra që duhet të arrish dhe kaq shumë teste që duhet të bësh. Për mua, ishte vërtet e rëndësishme të mbronim shëndetin tonë mendor dhe hapësirën tonë në çift.
View this post on Instagram
Richie tha se ajo dhe Grainge u tronditën kur mësuan se do të kishin një vajzë.
Ne të dy menduam vërtet se ishte një djalë, kështu që ishte një tronditje e vërtetë. Ëndrra ime në jetë është të kem një vajzë megjithëse dhe Elliot është shumë i emocionuar.
Rikujtojmë, se Richie dhe Grainge dolën publikisht me lidhjen e tyre në fillim të vitit 2021.