I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë sociologu Gëzim Tushi për të folur më shumë për një fenomen gjithnjë e më të komentuar siç është tradhtia. Si e komenton ai këtë koncept dhe shkaqet që çojnë në tradhti?
Ka një problem shumë të madh social në shoqërinë tonë, që ka të bëjë me përkufizimin e tradhtisë. Ky term i shpërdorur është një çështje konceptuale. Unë jam kundër këtij termi. Në përgjithësi është një term i politizuar. Tradhtia lidhet me akte të forta hakmarrje. Ne duhet ta zëvendësojmë gradualisht me terma si ‘shkelje e kurorës’. Nëse do e zëvendësojmë, atëherë aktin e tradhtisë do ta marrim ndryshe, jo me hakmarrje barbare.