E premtja sportive u rikthye edhe këtë të premte nën moderimin e Denisit dhe Glentit, teksa viheshin re notat e trishtimit në lidhje me ndeshjen Shqipëri-Poloni, ku vendi ynë nuk arriti ta rrëmbejë fitoren. Ndërkohë, një nga të ftuarat në studio ishte sociologe Lenida Halilaj.
Nuk ka qenë hera e parë e Lenidës në “Paso” teksa ka qenë edhe gjatë Kampionatit Europian, si edhe ka zbuluar se lojtari i saj i preferuar është Ronaldo. Ndërkohë, as këtë herë Lenida nuk na zhgenjeu, teksa zbuloi detaje ekskluzive lidhur me çmimin e biletës. Sociologia e pranoi se arriti ta ndjekë ndeshjen e shumëpërfolur në stadium, dhe tregoi sa ka qenë çmimi real i biletës, dhe sa e bleu ajo në të vërtetë.
Ishte 15 mijë lekë, e kam blerë 50 euro me mik… Jo nuk jam bërë pishman.
Gjithashtu Lenida shpjegoi se kjo nuk ka qenë ndeshja e parë që ajo ka parë në stadium sigurisht, por ndër më të bukurat, jo nga stili por nga atmosfera e krijuar. Nga ana tjetër, lidhur me gjendjen e rrëmujshme që u shkaktua në stadium, Lenida u shpreh se nga ana psikologjike ajo është diçka më se normale.
Më duket normale kur individi ka krijuar iluzionin e fitores… Deri diku është normale nga ana psikologjike si një fëmijë në stadin e idit që do patjetër të marrë diçka.
Ndërkohë, një tjetër i ftuar ishte Endi Tufa i cili u shpreh se shanset për të shkuar në Botëror janë shumë të vogla, ndërsa Artan Shyti komentoi ndeshjen Shqipëri-Poloni dhe tregoi pikën e dobët të skuadrës sonë!