Celebrities Gossip Showbiz

“Social Top 5” befason me ndryshimet e fundit në botën e Instagramit!

E premtja në “Live From Tirana” vjen ndryshe sepse do t’ju njohim edhe me të rejat më të fundit nga bota e Instagramit në “Social Top 5”.

Në këtë rubrikë shkojmë më pranë botës së yjeve dhe shfaqjes së tyre në rrjete sociale, ku mësojmë shifrat e ndjekësve në Instagram të artistëve tanë të dashur si dhe figura të tjera publike, shqiptarë dhe të huaj.

Këtë javë lista vjen me plot të papritura! Shumë yje që kanë kryesuar listën e javës së kaluar, këtë herë nuk gjenden më ose kanë ndryshuar renditjen. Nëse jeni kuriozë të dini çfarë ka ndodhur me ndjekësit në Instagramin e VIP-ave, le të shohim pa humbur kohë renditjet e kësaj jave:

Këtë herë le ta nisim me yjet e huaj, ja cilët kanë rrëmbyer më shumë ndjekës:

5. Pas rikthimit në karrierë, Gigi Hadid i shtohen 500K ndjekës.

4. Dua Lipa dha një performancë të shkëlqyer në “Grammy’s”, gjë që ka sjellë shtimin e ndjekësve me 500K.

3. Në vend të tretë është Kendall Jenner, pasi ka shtuar 1M.

2. Vendin e dytë e zë Jennifer Lopez, e cila ka fituar 2M ndjekës.

1. Në krye qëndron Beyoncé me 3M ndjekës të shtuar.

Ndërkaq, vazhdojmë me yjet tanë shqiptarë të cilët kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave, ku tre vendet e para i kanë pushtuar yjet e Për’puthen:

5. Elita Rudi në vend të pestë pasi ka shtuar 2K ndjekës.

4. Reperja e njohur Rina, vjen në vend të katërt me 9K ndjekës të shtuar.

3. Jasmina Kadriu ka shtuar 19K ndjekës.

2. Lediana Prenga, pozicionohet në vend të dytë pasi ka shtuar 20K ndjekës.

1. Antonela Berisha, kryeson me 20K ndjekës të shtuar.

 

Tani le të njihemi me personazhet që kanë pësuar rënie ndjekësish gjatë kësaj jave, të cilët janë:

3. Ana Kauri, këtë javë ka pësuar humbje me 2K.

2. Ndryshe nga java e kaluar, Tea Trifoni vjen në vend të dytë me rënie të ndjekësve prej 5K.

1. Melisa Lleshi vijon të humbë ende ndjekës, këtë herë ajo ka pësuar rënie me 7K.