Snoop Dogg refuzon të veshëxhinset e ngushta. Krijuesi i hitit “Drop It Like It’s Hot”, ka një bashkëpunim prej shumë vitesh me stilisten e tij, Talia Coles, e cila i sugjeron veshje të lirshme dhe të gjera. Reperi foli për neverinë e dukshme ndaj xhinseve të ngushta.
“Unë jam i hollë, kështu që të lutem, jo”, tha reperi i njohur. “Ekziston një kufi i caktuar për njerëzit e hollë, nëse e dini se çfarë po nënkuptoj me këtë. Nuk mund t’i them dikujt të më ndihmoj t’i heqë. Nuk e bëjë këtë”-theksoi Snoop Dogg. Ai lavdëroi stilisten e tij me të cilën nuk është konfliktuar asnjëherë.
Snoop u bë një nga figurat më të komentuara në Lojërat Olimpike Paris 2024 dhe kjo jo pa një arsye. Reperi legjendar ka dhënë disa komente gazmore gjatë gjithë Lojërave Olimpike të këtij viti. Ylli i “Gin and Juice”, emri i vërtetë i të cilit është Calvin Cordozar Broadus Jr, ka punuar për NBC si korrespondent special për Lojërat Olimpike Paris 2024. Megjithatë, duket se Snoop Dogg-ut i është dhënë një shumë parash e majme për paraqitjet e tij tashmë virale olimpike.
Henry McNamara, një sipërmarrës kapitalist me bazë në New York dhe i vlerësuar nga Forbes, së fundmi postoi në X, ish-Twitter, për të ndarë rrogën e supozuar të Snoop Dogg për Lojërat Olimpike. Ai tha atë që kishte dëgjuar gjatë një darke:
Snoop Dogg u ul pranë një drejtuesi të NBC në darkë. Ai tha se Snoop paguhet 500 mijë dollarë në ditë plus shpenzimet për të qenë këtu për të promovuar Lojërat Olimpike. Nga “Gin and Juice” në disa miliona dollarë për të qenë një personazh i famshëm në Lojërat Olimpike – çfarë bote!