Së fundmi, Snoop Dogg është paditur për një sulm të dyshuar seksual ndaj një gruaje në Kaliforni në vitin 2013, sipas Pitchfork. Gruaja identiteti i së cilës nuk dihet, është aktore, modele dhe balerinë. Ajo pretendon se pasi mori pjesë në një koncert të Snoop Dogg më 29 maj 2013, bashkëpunëtori i reperit, Don “Magic” Juan i ofroi asaj ta çonte me makinë në shtëpi, por ajo ra në gjumë në makinë dhe u dërgua në shtëpinë e tij kundër vullnetit të saj. Të nesërmen në mëngjes, sipas saj, Juan e detyroi të kryente seks oral.
Të nesërmen, Juan thuhet se e mori gruan në studion e Snoop Dogg për të parë nëse ai do ta punësonte atë për një rol në një shfaqje televizive. Sipas padisë, reperi gjithashtu e detyroi të bënte seks oral. Në padi thuhej se ajo nuk e mori punën në televizion sepse “refuzoi të bënte seks oral me dëshirë dhe me entuziazëm”. Gruaja po padit Snoop Dogg për shkelje të Aktit për Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit, ngacmim seksual dhe sulm seksual. Juan përmendet gjithashtu në padi. Përfaqësuesit e Snoop Dogg nuk kanë reaguar ende për këtë çështje.
Rikujtojmë se Snoop Dogg së fundmi thuhet se po planifikon të lançojë markën e tij të ‘hot dog’-ve të quajtur “Snoop Doggs”, sipas një dosjeje të fundit ligjore në Zyrën Federale të Markave Tregtare. Avokatët e Snop Dogg aplikuan muajin e kaluar në Zyrën e Patentave dhe Markave të SHBA-së për një regjistrim të markës tregtare me termin “Snoop Doggs”, duke thënë se ai planifikon ta përdorë atë për të shitur ‘hot dogs’ dhe lloje të tjera ushqimesh të shpejta.
Snoop nuk ka lançuar ende një markë, por duket se ai ka një qëllim serioz për ta bërë këtë. Zgjedhja e biznesit të ‘hot dog’-ëve është ndoshta pak e habitshme, duke pasur parasysh historinë e tij me ushqimin, ku ka thënë publikisht që nuk do të hante kurrë një ‘hot dog’!