Celebrities Gossip Showbiz

Snoop Dog surprizon në provat e Lojërave Olimpike!

Reperi Snoop Dog, u shfaq së fundmi në provat olimpike të atletikës në Eugene, Oregon. I veshur me një kostum sportiv me ngjyrat e flamurit amerikan dhe me një fotografi të Kobe Bryant, Snoop Dogg u fut në një garë vrapimi 200 metra, kundër ish-medalistit olimpik, Ato Boldon, si dhe dy herë Kampionit të NCAA në 200 metra në natyrë, Wallace Spearmon.

Ndonëse me diferencë nga kampionët e vërtetë, Snoop Dog gjithsesi ia doli të arrijë një rekord të mirë prej 34.44 sekondash. “34.44 për një 52-vjeçar? Nuk është keq”-tha ai pas garës.

Snoop do të shkojë në Paris si korrespondent special për mbulimin e Lojërave Olimpike për NBC, së bashku me prezantuesin e Lojërave Olimpike, Mike Tirico. “Kjo punë ishte argëtuese, shumë respekt për të gjithë atletët e klasit botëror, shihemi në Paris”-postoi Snoop në llogarinë e tij X.

Dogg ka zbuluar së fundmi se ka një frikë të madhe nga kuajt. Artisti i njohur ka përmendur gjithashtu se gruaja e tij, Shante Broadus, ka pasur një kalë por ai kishte aq frikë nga kali saqë largohej nga kafsha dhe shmangte çdo ndërveprim me të. Në një episod të emisionit të tij në YouTube, “Double G News”, Snoop diskutoi rreth frikës së tij nga kuajt teksa bisedonte me të ftuarën Tiffany Haddish, e cila përmendi ëndrrën e saj për kalërim në një fermë. Snoop theksoi:

Kam frikë nga kuajt edhe sot e kësaj dite. Nuk e di pse thjesht kam frikë prej tyre. Nuk më keni parë kurrë në një skenë me kalë. Unë kam qenë në një skenë me struc, iguana, lloj-lloj kafshe. Por, unë nuk kam qenë kurrë në një skenë me një kalë. Nuk e di pse!