Tech

Snapchat ka një lajm të rëndësishëm për të gjithë përdoruesit e aplikacionit!

Snapchat do e bëjë falas chatbotin e saj “My AI” për të gjithë 750 milionë përdoruesit mujorë të Snapchat, një veprim ky që vjen më pak se dy muaj pasi ky program i mbështetur nga OpenAI u vu për herë të parë në dispozicion për më shumë se 3 milionë abonentë me pagesë të këtij aplikacioni. My AI po bëhet gjithashtu një pjesë më integrale e Snapchat.

Chatboti tani mund të shtohet në bisedat në grup duke e përmendur me një simbol @ dhe Snap do t’i lejojë njerëzit të ndryshojnë paraqitjen dhe emrin e robotit të tyre me një avatar të personalizuar Bitmoji. Përveç tjerash, My AI tani mund të rekomandojë filtra AR në kamerën e Snapchat. Snap planifikon që së shpejti t’i lejojë njerëzit të komunikojnë në formë vizuale me chatbotin My AI dhe të marrin përgjigje të gjeneruara.

Një shembull i treguar gjatë konferencës vjetore të kompanisë tregoi një foto të domateve në një kopsht, duke e shtyrë robotin të përgjigjet me një imazh të krijuar të një supe. Derisa Microsoft dhe Google janë në garë për të integruar AI-n gjeneruese në motorët e tyre të kërkimit, CEO i Snap, Evan Spiegel e sheh teknologjinë si një mjet të mrekullueshëm krijues.

Gjatë një interviste të fundit, ai ndau shembuj personalë të përdorimit të chatbotit My AI, ku mund të përdoret për të krijuar tregime para gjumit për fëmijët e tij dhe për të planifikuar një itinerar ditëlindjeje për gruan e tij, Miranda Kerr.

Më shumë se 2 milionë biseda në ditë po ndodhin tashmë me My AI. Vetëm në bazë të mënyrës se si funksionojnë, mendoj se janë shumë më të përshtatshëm për detyrat krijuese.