Celebrities Gossip Showbiz

“S’më plas të sjell Donaldin…”, Romeo i kthehet Eglës!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Romeo  dhe Egla janë përshirë ditën e sotme në një debat në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.Gjithçka nisi mbrëmjen e djeshme, gjatë darkës ku aktorja e pyeti aktorin se pse është i mërzitur, ndërsa ai i ka thënë që ndihet keq për vëllain e tij, Donald  dhe Bora, sepse janë përfshirë ne debatet që ai ka pasur me Eglën në shtëpi.

Egla: Pse çfarë doje të bëje?  E pra ishte nevoja jote për të sjellë vëllain tënd për më dhënë përgjigje, meqë s’paske qenë i mërzitur

Romeo: Ta thashë dhe ta argumentova

Egla: S’më plas të sjellë Donaldin në këtë format për të ekzistuar

Romeo: Shpërlaje pak gojën

Egla: Jo nuk e shpërlaj. Kë ofendon?

Romeo: Nuk më intereson thuaj. Je një zonjë që përdor fjalën për të 25 vite.

Egla: Nuk më plas fare për të sjellë Donaldin në këtë shtëpi për të ekzistuar

Romeo: Vazhdo moj

Egla: Më lë mua të gaboj

Këto ditë të fundit duket se banorët i kanë lënë debatet dhe po mundohet t’i shijojnë sa më shumë momentet. Françeska është shprehur se nuk do të luftojë me askënd për në finale dhe ditën e sotme ka habitur teksa është maskuar si një e moshuar e ka shkuar te banorët e tjerë në oborr duke krijuar situata komike, ku mbante në xhep edhe një kastravec.