Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
Gjatë një bisede me Gracianon dhe Julin , Heidi është shprehur se do t’i vinte keq nëse nuk do të ishte në shtëpinë e “Big Brother VIP3” deri ditën e fundit. Heidi shton se ajo ka ardhur nga Italia në Shqipëri dhe këtu nuk e njeh njeri, e si pasojë nuk e priste që të rrinte kaq gjatë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Sado që jam mirënjohëse, edhe deri këtu nuk e prisja kurrë. Nga atje këtu, komplet botë e re. Nuk është se më njohin këtu, s’më njeh njeri. Vetë fakti, përballja me këto njerëz që janë të gjithë artistë. Këtë vit kanë qenë të gjithë me peshë. E të arrish deri këtu përballë njerëzve me peshë, ndihem shumë mirënjohëse me vlerësim e madh. Se nga hiçi, nga zero, e kam shumë të fortë këtë lidhjen këtu. Arrita deri këtu, do më vinte keq që të mos jem deri ditën e fundit…
E një përballje Graciano e ka pasur edhe me Romeon mëngjesin e sotëm teksa vazhdonte debatin me Heidin. Teksa Graciano i ka përmendur Heidit disa ish-banorë të shtëpisë ndër ta Alfio Rrotanin dhe Fatjon Kuqarin, ku sipas tij Heidit ka flirtuar, Romeo ndërhyn dhe i kthehet banorit se nuk mund të përmend emra të tjerë në sy të tij. Së fundmi Fatjoni, i cili fillimisht pati një afrim brenda shtëpisë me Heidin, ka publikuar një video në Instastory, ku ka bërë një reagim lidhur me këtë situatë.