Celebrities Gossip Showbiz

“S’më flet askush ashtu…”, Dea Mishel ndihet e ofenduar nga Amosi!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Së fundmi Dea dhe Amosi kanë pasur një grindje me njëri-tjetrin, pasi Amosi ishte ndjerë i ofenduar nga një ‘urdhër’ i Deas përpara se të fillonte ‘Prime-i’ i djeshëm. Pas spektaklit Amosi vendosi ta flasë këtë gjë me Dean në prani të banorëve të tjerë, duke i folur me një qëndrim shumë të ftohtë dhe me një tonë të  rëndë nga e cila Dea u ndje gjithashtu e ofenduar. Vetëm pak më parë Dea e ka bideduar  këtë gjë me Oltën dhe Tean dhe është shprehur se është shumë e prekur dhe e acaruar me Amosin.

Dea: Mënyra se si më foli… nuk më bërtet dot askush ashtu, as babi im nuk më flet ashtu… dmth njeriu minimumi lë hapësirë për shpjegim dhe dëgjon dhe anën time të bisedës se po më nxjerr mua si njeri të lig që jam e paedukatë dhe e pasjellshme dhe të ofendoj ty vazhdimisht dhe nuk më toleron dot… 

 

 

E sigurisht që një nga protagonistët e këtij sezoni të BBV është këngëtari Luiz Ejlli. Vetëm pak më parë Kiara së bashku me Armaldon kanë biseduar në oborr në lidhje me Luizin, ku Kiara është shprehur se atë e kanë frikë të gjithë, por nëse do të ishte pak ndryshe.