Aktualitet Sport

Skuadra që ka shpenzuar shumën rekord në merkaton verore, s’është as Reali, as PSG e as City!

Real Madrid? PSG? Manchester City? Jo, asnjë prej tyre. Skuadra që ka investuar më shumë në merkaton e verës në javët e fundit është nga Birminghami dhe do të luajë në Champions League pas dekadash pritjeje. Pa dyshim që po flasim për Aston Villan e trajnerit spanjoll Emery.

Pas kualifikimit në Conference League, Aston Villa e përfundoi sezonin e kaluar në vendin e katërt përpara Tottenhamit dhe Chelsea-t, duke siguruar një vend në Championsin e ri, që, siç dihet, i tha lamtumirë tetë grupeve klasike për të përqafuar një të vetëm.

Falë milionave që vijnë nga UEFA, Aston Villa po investon si kurrë më parë në tregun e transfertave, aq sa e kapërcen edhe Bayernin – i dyti në renditjen e ekipeve me më shumë miliona të shpenzuara në verën e 2024 – dhe çuditërisht Lyonin.

Sa ka shpenzuar Aston Villa?

“Villans” janë deri tani ekipi që ka shpenzuar më shumë se 150 milionë euro gjatë kësaj merkatoje vere. Në veçanti (të dhënat e Transfermatkt), Aston Villa ka investuar 176 milionë euro për të forcuar skuadrën që do të marrë pjesë në Premier League, FA Cup, League Cup dhe Champions League nga gushti deri në maj.

Gjithsesi, duhet pasur parasysh se 127 milionë janë arkëtime nga shitjet, që ulin në mënyrë drastike deficitin e merkatos së verës.