Dy shqiptarë janë burgosur pasi u deklaruan fajtorë për veprat penale të drogës pas zbulimit të një kultivimi kanabisi me vlerë rreth 1.7 milionë stërlina në Dundee të Skocisë.
Të hënën e 8 janarit të këtij viti, oficerët ekzekutuan urdhra kontrolli në Rrugën Lorne dhe Rrugën Ash, ku u gjetën rreth 3000 bimë kanabis.
Indrit Saraçi, 27 vjeç, u dënua me tre vjet e nëntë muaj dhe Adiol Hila, 37 vjeç, u burgos me tre vjet e katër muaj kur u paraqitën në Gjykatën e Sherifit të Dundee të martën e 1 tetorit.
Detektivi Luke Doogan tha: “Droga mund të ketë një ndikim shkatërrues te njerëzit dhe kjo tregon vendosmërinë tonë për t’i larguar këto substanca të dëmshme nga komunitetet tona dhe për t’i mbajtur përgjegjës ata që janë të përfshirë në furnizimin e tyre”.
Top Channel