Elon Musk ndryshoi së fundmi përshkrimin e profilit të tij në Twitter dhe e quan veten “Chief Twit”. Një ndryshim që vjen me afrimin e afatit për mbylljen e marrëveshjes së blerjes së kompanisë.
Musk ka postuar një video ku shfaqet ai duke hyrë në zyrat e kompanisë Twitter me një lavaman në dorë. Në gjuhën e biznesit, “përmbytja e kuzhinës” do të thotë të ndërmarrësh veprime radikale në një kompani, megjithëse nuk është e qartë nëse ky ishte mesazhi i miliarderit.
Duke hyrë tek zyrat e Twitter, le të ‘përmbytet’!
Entering Twitter HQ – let that sink in! pic.twitter.com/D68z4K2wq7
— Elon Musk (@elonmusk) October 26, 2022
Deri më 28 tetor, ai do të duhet të përfundojë marrëveshjen, në të kundërt, siç përcaktohet nga gjykata e Delaware, ai do të shkojë në gjyq. Sipas agjencisë Bloomberg, Musk do t’u drejtohet punonjësve të Twitter të premten, pikërisht ditën që pritet të mbyllet marrëveshja për blerjen e rrjetit social nga pronari i Tesla.
Elon Musk, themeluesi i SpaceX, Tesla dhe ‘Boring Company’ së fundmi nxorri në treg parfumin “Burnt Hair” një aromë e re në shishe e disponueshme përmes faqes së internetit të Boring Company. Musk njoftoi disponueshmërinë e parfumit në një postim në Twitter duke e quajtur atë “aroma më e mirë në Tokë”.
Musk njoftoi në Twitter se ky artikull është shitur i gjithi në një kohë rekord. Kështu, ai ka gjeneruar të ardhura prej të paktën tre milionë dollarë brenda gjashtë ditësh. Edhe pse kjo shumë duket e parëndësishme në krahasim me pasurinë e Musk, e cila arrin në 208 miliardë dollarë ajo megjithatë pasqyron fuqinë shitëse të pasanikut.