Skenat nudo të Kit Harington, në serialin e tij të ri në West End thuhet se i ka detyruar shefat e teatrit të kamuflojnë kamerat e audiencës dhe madje të kërcënojnë me veprime ligjore këdo që përpiqet të kapë një fotografi të yllit. Aktori i “Game of Thrones”, aktualisht po performon në Slave Play në Teatrin Nowl Coward dhe mbajtësit e biletave thuhet se pajisen me një ngjitës të veçantë për të mbuluar kamerat e telefonit të tyre pas hyrjes. Një burim i tha “The Sun”: “Skenat nudo në të cilën është Kit janë mjaft tronditëse. Ka shumë pasqyra në skenë, kështu që publiku mund të shohë trajtimin e tij nga të gjitha këndvështrimet”-shkruan DailyMail.
“Skena zgjat më shumë se dhjetë minuta dhe shefat duken shumë të shqetësuar për regjistrimin dhe zbulimin e saj në internet. Ata kanë kërcënuar me veprime ligjore nëse dikush kapet duke filmuar.” Së fundmi Kit Harington ka treguar se është diagnostikuar me çrregullim të deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD), ndërsa ishte në rehabilitim në vitin 2019 për problemet e alkoolit. Ylli i “Game Of Thrones”, tregoi se si mësoi për diagnozën e tij, ndërsa ishte në një klinikë amerikane për problemet me alkoolin.
Duke kujtuar rininë e tij, aktori tha se prindërit e tij i referoheshin atij si “Princi i errësirës” për shkak të humorit të keq që ai kishte dhe nuk iu largua as pas adoleshencës. Kit foli për diagnozën e tij në një paraqitje në podcastin “The Hidden 20%” me sipërmarrësin Ben Branson i cili ka autizëm dhe ADHD. Ai tha:
E kuptova se jeta ime ishte e varur nga kjo. Për fat të mirë ishte vendi i duhur në kohën e duhur. Unë arrita të krijoj një jetë të re prej aty.