Aktorja e famshme e Hollywood-t, Jennifer Aniston, e kaloi fundjavën në punë, duke filmuar një skenë paksa sfiduese për serialin hit “The Morning Show”.
55-vjeçarja, fituese e çmimit Emmy, mbërriti në xhirime e veshur me një bluzë të bardhë pa mëngë me pantallona bezhë. Por së shpejti pamja e saj… u prish, pasi skena kërkonte që t’i hidhej bojë e zezë, shkruajnë mediat e huaja.
Aniston, në fotot e publikuara nga agjencitë e huaja, shihet duke ecur mes protestuesve të cilët hedhin gaz lotsjellës, më pas bojë të zezë. Në videot e postuara në “TikTok”, ylli i Hollwood mbërrin në Madison Park të New Yorku-t ku po zhvillohen xhirimet, dukshëm nervoze për atë që do po e pret.
Jennifer Aniston, ylli i dashur i serialit ikonik “Friends”, së fundmi bëri një udhëtim nostalgjik në një bisedë me Quinta Brunson, krijuesin dhe yllin e “Abbott Elementary”. Intervista, pjesë e serisë “Actors on Actors” të Variety, u ofroi fansave një vështrim të shkurtër në mendimet dhe reflektimet e Aniston mbi shfaqjen që përcaktoi një brez dhe vazhdon të magjeps audiencën në mbarë botën rreth 30 vjet më vonë.