Aktualitet

Skemë e re pensionesh më të larta, ministri Malaj: Po punohet!

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se deri në fund të vitit parashikohet ulje e nivelit të borxhit me 0.57% krahasuar me vitin e kaluar duke çuar atë në nivelin 58.2%. Gjatë një konference për shtyp, Malaj foli për performancë pozitive të ekonomisë në këtë 7-mujor, si dhe lajmëroi ndërmarrjen e një reforme në skemën e pensioneve, për të cilën theksoi se ka nevojë për një skemë të dukshme që siguron pensione më të larta për njerëzit.

Në fokus do të jetë përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave. Sfidë personale do të jetë adresimi i çështjeve të pensioneve, një çështje që na përket të gjithëve, pa ngjyrim majtas apo djathtas. Po punojmë edhe me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për të gjithë skemën e pensioneve, e cila nuk është në ditët më të mira të saj. Na duhet një skemë vizibile që siguron pesione më të larta për njerëzit.

Nër të tjera, ministri përmendi dhe sfidat tij si ministër i Financave.

Përmirësimi i stabilitetit makroekonomik dhe administrimi prudent i buxhetit të shtetit dhe borxhit publik. Në fokus është përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave, si dhe alokimi i investimeve publike në ata sektorë që kanë kontributin më të madh në ekonomi.

Në drejtim të mbledhjes së të ardhurave, faktor të rëndësishëm do të luajë dixhitalizimi, përfshirja e inteligjencës artificiale, projekt për të cilin po punohet me Microsoft-in. Shpenzimet buxhetore do të orientohen e kanalizohen atje ku ka nevoja sociale, pa humbur fokusin në investimet në sektorë prioritare.

Malaj deklaroi se investimet e huaja në vend shënuan rritje me 15.2 %, në tremujorin e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indikator i rëndësishëm janë investimet e huaja direkte, të cilat në fund të 2023-shit shënojnë një stok prej 1.5 miliardë eurosh me rritje prej mbi 8% në raport me stokun që kemi pasur në vitin 2022. Për tremujorin e parë të 2024-ës, kemi rritje të investimeve të huaja direkte me rreth 47 milion euro ose me 15.2%, krahasuar me 2023-shin.

Malaj vuri në dukje se gjithashtu rritje të të ardhurave ka në tatime e dogana.

Kemi rritje të të ardhura në 11.4% ose mbi 22 miliardë lekë më shumë. Administrata tatimore ka kryer punë të mirë për mbledhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore. Kemi rritje të tatimeve. Investimet kapitale pritet të shkojnë në 340 milion euro më shumë nga parashikimi.