Guvernatori i Bankës së Shëqipërisë, Gent Sejko ka reaguar pas informacioneve se Prokuroria e Tiranës ka vlerësuar se ai duhet të hetohet për “shpërdorim detyre” nga SPAK, pasi dyshohet se mori masa të vonuara dhe të papërshtatshme për të frenuar skemën e dyshuar të mashtrimit ndaj mijëra qytetarëve nga shoqëria e mikrokredive MCA.
Sejko: Situatë informacioni mediash online, e gjithë historia e operimit me mikrokreditë, dua të sqaroj se poroblematikat me mikrokreditë lidhet me mbledhjen e kredive të këqija rreth viteve 2010, ne u përballëm në 2014-2015 me një portofol kredie të keqe, ne bëmë një plan masash urgjente. Banka e Shqipërisë dhe qeveria shqiptare duke iu referuar të gjitha elementëve që do të adresoheshin për kredinë e keqe, ky plan masash do të përfshinte rregullime rregullative dhe ligjore në këto kushte duhet të adresonte me urgjencë dhe të licensonte disa kompani, nuk është vetëm kjo kompani që është e akuzuar, por ka edhe kompani që operojnë këtë gjë.
Banka ka kryer këtë aktivitet duke adresuar, ka mbikëqyrur dhe licensuar kompanitë, kjo është historiku i performancës së kredive me probleme të ndjekura nga kompanitë që kanë specifikisht këtë aktivitet. Praktikisht nuk kemi asnjë informacion zyrtar nga prokuroria ose SPAK. Nuki kam një informacion konkret që të mund të shpjegoj me detaje e akuzës së ngritur për këtë kompani. Kemi mbikëqyrur brenda kërkesave ligjore dhe rregullative këto kompani me ekzaminime të p0lota dhe të pjesshme gjatë periudhës. Ne s’kemi atribut për të hetuar mashtrimet financiare.
Dhe kemi marrë masa në përputhje me ligjin në bazë të gjetjeve të shkeljeve të konstatuara, gjetjet e shkeljeve të konstatuara kanë qenë të një natyre ligjore rregullative brenda konsteksitit ligjor që ka banka qendrore që ka të bëjë me raportimin financiar dhe me rregullime të tjera që nuk kanë lidhje me mashtrimin financiar, pasi ne nuk kemi atribut të hetojmë mashtrimin financiar, hetohet nga gjykata dhe prokuroria me vendime. Banka qendrore ka setin e saj rregullativ dhe ligjor dhe i atribuohet atij seti bazuar në gjetjet dhe shkeljet që ka parë banka qendore ka marrë dhe masat si pezullimi i licensës. Pyetja ishte pse nuk është hequr licensa, licensa nuk është revokuar sepse revokimi do të nxirrte portofolin e klientëve jashtë regjistrit që administrohet nga Banka qendrore.
Nxjerrja nga regjistri i kredisë i klientëve që një pjesë paguajnë, një pjesë kanë vështirësi pagese do të bënte që në radhë të parë të krijohej perceptimi që kreditë falen dhe nuk do të paguanin dhe kjo do të krijonte një precedent, bumerang edhe në sistemin bankar, ata klientë që kanë paguar do të mbeteshin të listuar për keq, klientë të tjerë që nuk kanë paguar nuk do të ndiqeshin, problematika nuk do të zgjidhej.