Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha.
Sara prej kohësh është gjykuar nga ndjekësit në rrjete sociale për madhësinë të gjoksit të saj, që për ta është shumë poshtë normales. Deri më tani Sara nuk ka reaguar kurrë për këto komente, por kësaj rradhe duket se nuk ka mundur që të tolerojë më të tilla komente dhe për këtë ka publikuar një video në Tik Tok për t’ju përgjigjur të gjithëve, ku dhe shumë vajza të tjera kanë gjetur veten, pasi kanë të njëjtin paragjykim si Sara.
View this post on Instagram
Së fundmi është aluduar për një shtatzani të dytë të Sarës edhe pse nuk është hera e parë që këto thashetheme kanë qarkulluar. Ama Sara ka vendosur t’ju japë një përgjigje të gjithëve me një video të postuar në Tik Tok, ku me anë të një trendi së fundmi i krijuar nga fjalët e ish-banores së “BBV2:, Ermiona Lekbellos, ka mohuar të gjitha zërat për ndonjë pritje të ëmbël.