Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Debati mes Romeo Veshajt dhe Françeska Muratit ka vijuar edhe ditën e sotme. E gjitha nisi kur Missi ironizoi aktorin e njohur duke i thënë “të kanë ikur shoqet që të mbrojnë kur bën debat. Françeska është shprehur se sipas saj, disa vajza në “Big Brother VIP 3” rrojnë për tu kujdesur për Romeon dhe të t’i larë rrobat.
Françeska: Këndo se je shumë mirë. Mos u merr shumë Romeo se s’ke as shoqet të të mbrojnë. Të kanë ikur ato që të mbrojnë sa herë që bën debat. Të rijnë mbrapa ‘ham-ham’ të mbrojnë ty.
Romeo: Kush?
Françeska: Ato i di për veten time, i pamë dje. Direkte, sa bën një sherr ti, i ke në sulm ‘do mbrojmë zotërinë tonë’. Se je lideri i atyre ti prandaj. Dy llafe të thash unë në sulm njëra, pastaj tjetra. Ato rrojnë në këtë shtëpi për tu kujdesur për ty, për të gatuar për ty, për të të larë rrobat e ty dhe për të të mbrojtur ty. I mban ti kështu me litar.
Romeo: Emrat…
Françeska: I di për vete, po ik mo.