“Goca dhe Gra”, talk show shumë i diskutuar do të bëjë bashkë këtë sezon pesë moderatore: Heidi Baci, Xhilda Luzi, Rudina Dembacaj, Jorida Rustemi dhe Egla Ceno. Ndryshe nga sezonet e shkuara këtë vit do të jenë pesë bashkëmoderatore, që do të diskutojnë mbi tema të ndryshme dhe që do të kenë të ftuar të shumtë.
Kujtojmë, se Heidi dhe Egla, rikthehen krah njëra-tjetrës, pas përvojës së “Big Brother VIP” njëra si finaliste dhe tjetra fituese, për të komentuar tema nga më të ndryshmet. Gjithashtu, pjesë e panelit të “Goca dhe Gra” në Top Channel do të jetë edhe aktorja e dashur Rudina Dembacaj, psikologja dhe pedagogia Jorida Rustemi dhe aktivistja Xhilda Luzi.
Një nga temat që u diskuatuan mbrëmjen e sotme në studion e “Goca dhe gra” ishet edhe skandali i P.Diddy, producenti amerikan, i cili u arrestua, pasi akuzohet për vrasje, marrëdhënie seksuale me të mitur e trafikim i qenieve njerëzore. Akuzat e fundit janë se Diddy në festat e organizuara në shtëpinë e tij, drogonte të ftuarit, të cilët ishin artistë me famë botërore dhe këta viktima femra dhe meshkuj abuzoheshin seksualisht e më pas këtë e përdorte si shantazh për t’i kontrolluar ata.
Heidi ka treguar një rast të ngjashëm me këtë, ku në Itali një biznesmen që organizonte parti akuzohet për abuzim seksual në të njëjtën mënyrë.
Është pak e vështirë që një vip të shkojë në një club dhe të mos e dijë se si është atmosfera atje. Më duket e çuditshme që ta vip-a kanë shkuar dhe sot thonë nuk e dinim se si ishte. Është fare e lehtë të kuptosh situatën. Për mendimin tim është një gjë që ndodh rrugës, degradon situata, droga, alkooli. Të gjithëve besoj ju ka rastisur. Në Itali ka pasur skandale, të një biznesmeni. Aty është parë vërtetë degradimi. Nga një parti normal, ka arritur në abuzim seksual të dy vajzave minorene