Aktualitet

Skandali në Spitalin Onkologjik/ Mjekja Alketa Pere: Më kanë shtrembëruar fotot…

Mjekja e pezulluar e Onkologjikut, Alketa Ymeri Pere është e ftuar në Top Story në Top Channel këtë të martë. Duket se ajo po tregon versionin e saj lidhur me ngjarjet, teksa skandali tek Onkologjiku ka qenë në krye të vëmendjes mediatike gjatë këtyre ditëve!

Unë ditën që mora vesh nga OPGJ që u njoha me aktakuzën të nesërme shkoj se mungonte kolegu, kisha shumë fluks pacientësh dhe më vijnë nja dy më thonë që ke dalë në portale. Dhe më pas pashë foton time të shtrembëruar edhe thash çfarë po ndodh. U shtrembërua fotoja ime, nga erdhën këto akuza nga buroi ky mllef. I kërkova falje gazetarit që i thash kush je ti, por s’është transmetuar.

Pasi dola nga gjykata mora vesh që isha pezulluar, unë vazhdoja punën ndërkohë që isha e pezulluar. Nuk kam lexuar asgjë nga dosja. S’e kam hapur telefonin se çfarë kanë shkruar portalet, jam marrë me gjëra të tjera. Do t’i shikoj në një moment të dytë lajmet. E vërteta do të dalë në sheh, nëse Alketa Pere ka publikun kundra, nuk e mendoj kurrë kështu.