Një episod skandaloz u regjistrua në stadiumin “Epet Arena” të Pragës, në sfidën Çeki-Shqipëri.
Tifozët vendas, vendosën flamuj të Shqipërisë me kokën poshtë dhe me kryq, mbrapa portës së tyre në pjesën e parë.
Aty u vendos edhe harta e Kosovës, në flamurin serb. I pyetur në lidhje me këtë, Mirlind Daku, deklaroi për mediat, se e ka këtë dhe e vuri në dijeni arbitrin e ndeshjes, por ndeshja nuk u ndalua.
“E kemi parë dhe unë për shembull kam komunikuar me gjyqtarin. Këtu nuk i hoqën. Unë jam edhe më i riu këtu dhe nuk mund t’i marr vendimet për të ndalur ndeshjen. E drejta ime ishte vetëm t’i tregoja gjyqtarit. I tregova se këto flamuj janë provokues ndaj lojtarëve. Por nuk u hoqën. Nuk kemi çfarë të bëjmë, jemi shtet i vogël…”, deklaroi Daku.
Flamujt u hoqën në pjesën e dytë, ndërsa për Federatën Çeke pritet të ketë edhe një dënim nga UEFA.
Më tej, Daku tha se lojtarët çekë kanë qenë shumë të inatosur me ata për shkak se vitin e mundur nuk kanë mundur t’i mposhtin.
Më tej, Daku ka shtuar se me Kombëtaren nuk luan për statistika personale, por për fitore si grup.
“Në përgjithësi e kemi ditur që edhe janë shumë të inatosur me ne për shkak se vitin e kaluar nuk na kanë arritur të na mposhtin as në Çeki dhe as në Shqipëri. Kanë qenë jashtëzakonisht të motivuar, edhe ne kemi qenë, këto janë pjesë të futbollit. Mendoj se po të ishim me syhapur do të kalonim pa humbur ndeshjen, megjithatë jam krenar që jam pjesë e ekipit dhe çdo ditë po ngrihemi dhe nuk jemi shkel e shko. Çdo skuadër po na e ka frikën”, tha Daku.