Sport

Skaloni: Dibala e meriton numrin 10

Trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni, u ka thurur elozhe futbollistëve të tij pas triumfit me Kilin, duke thënë se bënë një ndeshje të madhe. Ai u ndal te Lautaro, por edhe te Dibala.

“Mendoj se Dibala është një lojtar që e meriton fanellën me numrin 10. E kishim në listë dhe morëm këtë vendim për t’ia lënë atij, nisur nga fakti që Mesi është i dëmtuar. Paulo ka eksperiencë për ta nderuar atë. Është një lojtar që kur është në formë mund të bëjë diferencën në fushën e lojës.

Nuk e mora në Kupën e Amerikës sepse nuk ishte në formën e duhur dhe s’mund ta dëmtonim, por tani do të japë edhe ai kontribut në të ardhmen. Lautaro? Jam i lumtur me ndeshjen që ka bërë, pavarësisht se nuk ka shënuar.

Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe sakrifikohet për çdo top në sulm. Më pëlqen mënyra se si e bën liderin dhe udhëheq grupin me grintën që ka. Të gjithë bënë ndeshje të mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu”, ka thënë Skaloni.