Modelja Beniada Nishani, e ftuar këtë të shtunë në “S’e Luan Topi”, kujtoi momentet e vështira të emigrimit në Itali në vitet ’90. Modelja ishte vetëm tre vjeçe kur hipi në një skaf bashkë me mamanë, ndërkohë që në vendin fqinj i priste babai. Ndonëse nuk mban mend shumë gjëra, Beniada tregoi si skafi u përplas me shkëmbin, duke rrezikuar pasagjerët.
U nisëm vetëm me një shishe ujë dhe një panine, sepse ishim shumë njerëz dhe anija nuk duhet të kishte peshë të madhe. Kujtoj zhurmën e policisë, helikopterin, bëheshin shumë kontrolle kur arritëm në Itali. Mbaj mend që skafi u përplas me një shkëmb. Kur erdhëm në Itali na priti babi, që na kishte përgatitur të gjitha gjërat për mua dhe për mamin.
Fillimi ishte i vështirë. Prindërit e kanë vuajtur më shumë pjesën e emigrimit. Unë si fëmijë kam vetëm kujtime të bukura. Babi punonte gjithë ditën, bënte dy orë rrugë. Po kam kujtime të bukura. Kur mami me babin ishte në punë, vinte nëna. Ose rrija me gratë e lagjes, luanim me letra. Jam rritur me gjyshen, tezen, në një fis të madh.
Një tjetër moment i vështirë për familjen ishte shtatzënia e mamit, tha Beniada, pasi prindërit kishin dilemën si do t’ia dilnin, teksa nuk kishin dokumente.
Ishte moment delikat, sepse nuk kishim akoma dokumente. Unë isha 6 vjeçe. Mami me babi kishin frikë se nuk do t’ia dilnin. Kanë kaluar momente të vështira. Babi kishte frikë a do ia dalim. Mami u tregua e fortë dhe i tha babit më ke përkrah mua, më ke zgjedhur si nuse, unë të kam zgjedhur ty dhe çdo gjë do të shkojë mirë. dhe lindi Albano.