Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon My French” nga Jonida Aliçkolli, të cilës këtë sezon të ri i është bashkuar në moderim Arbër Çepani, ku e vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë është të flasin frëngjisht!
E ftuar në emisionin e kësaj të mërkure ka qenë këngëtarja Diona Fona. Ajo është këngëtare e re e cila u njoh fillimisht për “covers” të hiteve të mëdha botërore ku ajo vuri në pah kualitetet e saj vokale. Këngët e saj po dëgjphen shumë dhe rruga e saj drejt majes së skenës muzikore shqiptare është hapur. Këngëtarja konsiderohet si një prej yjeve të së ardhmes në skenën muzikore shqiptare, duke parë edhe ndërrimin e gjeneratës dhe fokusin e këngëtareve tona për një lansim në tregun ndërkombëtar, që ka bërë që skenë të mbetet bosh pa këngëtare femra. Këngë pas kënge ajo vazhdon që të tregojë se është një risi, diçka që nuk kemi parë në skenën muzikore shqiptare.
Diona Fona mbetet një nga këngëtaret më të preferuara të tregut muzikor shqiptar dhe jo vetëm. Këngët e saj krijojnë menjëherë një imapkt të madh tek dëgjuesit. Së fundmi ajo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor. “S’ka mo lot” mban titullin kënga e saj e radhës që e rikthen atë në klasifikimin e javës të “The Top List”. Nëse do të niseshim vetëm nga titulli, “S’ka mo lot” do ta mendonim si një këngë tipike ndarje dhe melankolike. Por duke qenë se po flasim për Dionën, kjo nuk kishte si të ndodhte… Ja se si shprehet ajo për këtë projekt:
Është një projekt që e dua shumë. Kam punuar shumë dhe e kam gjetur veten shumë tek teksti, edhe në muzikë, edhe në klip. Të gjithë bashkëpunëtorët e mi kanë qenë shumë të mirë. Kam punuar me një vajzë shumë të mirë nga Shqipëria. Ada dhe e përshëndes shumë. Është shumë e mirë me tekstin dhe me muzikën. Kemi një raport shumë të mirë edhe idea e të gjithë këngës ka dalë siç unë e doja dhe jam shumë e lumtur. Tani po bëhem gati për verë, koncerte. Janë bashkëpunimet që do të vinë.
Çfarë mund të na zbulojë më shumë për këto bashkëpunime?
Do të ketë bashkëpunime, por nuk dua që t’i zbuloj. Janë vajza dhe djem të njohur. Kur të dalin, do të ketë surpriza. Prandaj edhe nuk dua që t’i përmend. Janë këngë shumë të mira dhe jam shumë krenare me projektin që do të dalë.