“Big Brother VIP” padyshim sa vjen dhe po bëhet më interesant nga java në javë duke ngjallur edhe më shumë debate, pëlqime, diskutime. Por, përpos këtyre nuk mungojnë as momentet plot humor që na falin banorët.
Një prej tyre që na shkakton shumë të qeshura me të folurën e saj shumë të lezetshme është Beniada. Bukuroshja shpesh has vështirësi në të folur, kjo pasi ajo është rritur në Itali dhe edhe pse nuk e ka harruar gjuhën e saj, theksi italian gjithmonë e pengon paksa.
Me pozitivitetin dhe energjinë që përcjell brenda, ajo ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe njerëzve që e ndjekin nga jashtë. Por, duket se për një prej banorëve, i cili është dhe finalisti i parë zyrtar i “Big Brother VIP”, e gjitha kjo ka qenë një lojë dhe se ‘parfumi’ i Beniadës brenda shtëpisë ka mbaruar.
Në një bisedë me Monikën, Iliri është shprehur se ajo luan për veten e saj.
Beniadës për shkak të ‘O parfum parfumit’, i ka mbaruar parfumi. Mirëpo ja që njerëzit parfum duan, të parfumosen. Megjithëse dhe unë mendoj që, që në tetor kjo gjë ka qenë, ska dhënë gjë tjetër. Kjo, dhe një rast që mbronte shoqen e saj në nje mënyrë ndryshe nga ajo qe kishte dal pak me parë. Ajo po luan për vete. Loja është loja, miqësia është miqësi, motra është motra dhe vëllai është vëllai.
Jo vetëm për Beniadën, por balerini gjithashtu mendon se të rrezikuara mjaft janë dhe Arjola ose Einxhel.