Aktualitet

Situata nga COVID-19 në vend nuk po njeh përmirësim, ja rastet e 24 orëve të fundit

Vijon të rëndohet situata nga koronavirusi në vend, 1130 qytetarë rezultuan pozitivë 24 orët e fundit ndërsa u shënuan edhe 13 viktima.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 431 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar. Lajmi i mirë është negativizimi i 656 qytetarëve teksa numri i rasteve aktive është 31.891.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.