Aktualitet

Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra aktive në të gjithë vendin!

8 vatra zjarri janë aktualisht aktive në të gjithë territorin e vendit. Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot lidhur me situatën e zjarreve në vend.

Gjatë ditës së sotme, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC ka raportuar shuarjen e 7 vatrave të zjarrit.

Puna po vijon deri në shuarjen përfundimtare të vatrave aktive në qarqet Vlorë, Shkodër, Korçë dhe Tiranë.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se, asnjë nga këto vatra nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Në aksionet e sotme, përveç forcave të Emergjencave Civile të pushtetit vendor, u angazhuan edhe 60 efektivë të Forcave të Armatosura.