Disa aktivitete dhe gjendje të organizmit thjesht kërkojnë që të shtoni marrjen e kripës si përshembull kur planifikoni të merrni pjesë në maratonë apo në ndonjë trajnim intensiv. Sportistët duhet të shtojnë marrjen e kripës. Hiponatrenia është gjendje e cila shkakton marramendje, konfuzion, dobësi, por mund të çojë edhe në vdekje. Ajo mund të ndodhë kur njerëzit djersiten së tepërmi dhe pinë mjaft ujë për të qenë të hidratuar, mirëpo nuk marrin njëkohësisht edhe mjaftueshëm kripë.
Duhet të konsumoni kripë gjithashtu kur jetoni në klimë të nxehtë dhe të lagësht. Nëse e vëni re mungesën e kripës, atëherë shtojini pak kripë çdo gjëje që dëshironi ta konsumoni. Moskonsumimi i kripës mund të jetë edhe shenjë e sëmundjes së veshkave kur trupi nuk mund ta mbajë nivelin e domosdoshëm të kripës në organizëm. Simptomat janë gjithashtu hiponatrenia dhe simptomat shoqëruese.
Ndërkaq, disa ilaçe mund të çojnë në disbalancë të mineraleve. Të moshuarit, posaçërisht ata mbi 80-vjeç mund të ndiejnë përmirësim të funksionit të trurit nëse marrin më shumë kripë. Sindroma e Bartterit mund të ndikojë në procesin e përpunimit të kripës në veshkat tuaja. Sasi të mëdha kripe përfundojnë në urinën tuaj, ndërkaq absorbohet pamjaftueshëm në organizëm. Gjendja është e rrallë dhe varet nga anomalitë gjenetike. Simptomat janë të vjellat, etja ekstreme dhe dëshira e madhe për kripë.
Sfida më e madhe me kripën qëndron tek koha e shtimit të saj në gatim. Nëse hedhim shumë apo pak kripë, shija e një pjate mund të tjetërsohet. Na ndodh të gjithëve që shpesh të tregohemi dorëlëshuar ose të pavëmendshëm me kripën. Patatja, qumështi i arrës së kokosit dhe lëngu i limonit jeshil konsiderohen si balancues dhe zbutës të shijes së kripur.
Kur gatuani mish, kripa duhet hedhur që në fillim. Gjatë gatimit, qelizat e mishit mbyllen dhe fishken. Për pasojë, mishi nuk arrin të përthithë aromat dhe shijet. Kripa të hidhet bashkë me erëzat e thata që mishi t’i përthithë ato më mirë. Ju mund ta tresni kripën në pak ujë dhe ta hidhni që në skuqjen e mishit apo të shpendëve.