Auto & Moto

“Situata është alarmante…”/Paralajmëron shefi i Volkswagen!

Shefi ekzekutiv i Grupit Volkswagen të Gjermanisë e ka përshkruar situatën në markën kryesore të kompanisë VW si “alarmante”, disa ditë pasi planet për shkurtime të shpenzimeve dhe mbyllje të mundshme të fabrikave në tregun e saj vendas shkaktuan zemërim te punonjësit.

Oliver Blume tha se nevojiteshin ndryshime rrënjësore për të siguruar mbijetesën e prodhuesit të makinave. Më pak automjete po blihen në Evropë, tha Blume, ndërsa konkurrentë të rinj nga Azia po hyjnë në treg. “Pitja është bërë më e vogël dhe kemi më shumë të ftuar në tryezë”-shtoi ai.

Industria evropiane e automobilave po përballet me sfida të paprecedentë, argumentoi Blume. “Mjedisi ekonomik është përkeqësuar sërish, veçanërisht për markën VW”. Pavarësisht rënies, Volkswagen nuk do të braktisë vendin e tij, premtoi Blume.

“Ne jemi të vendosur për Gjermaninë si një vend, sepse Volkswagen ka formuar breza të tërë. Ne kemi punonjës, gjyshërit e të cilëve kanë punuar gjithashtu në Volkswagen. Unë dua që edhe nipërit e tyre të mund të punojnë këtu”.

Pak ditë pas lajmit të bujshëm që Volkswagen po vlerësonte të mbyllte fabrikat në Gjermani për herë të parë në historinë e tij 87-vjeçare. Mediat e huaja sot kanë raportuar se Stafi i Volkswagen zhvilloi një protestë para nisjes së takimit të punimeve.

Rreth 16,000 punëtorë u mbërthyen në sallën e mbushur plot, me 5,000 të tjerë jashtë duke parë në një ekran. Volkswagen po vlerëson nëse do të mbyllë fabrikat në Gjermani për herë të parë në historinë e tij 87-vjeçare. Këtë vendim, kjo kompani thuhet se po e shqyrton ndërsa po përpiqet të thellojë uljet e kostove mes konkurrencës në rritje nga prodhuesit e automjeteve elektrike të Kinës.