Aktualitet

Situata e zjarreve, vijojnë të jenë aktive dy vatra në pyllin e Bodesë!

Dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në pyllin e Bodesë.

Por lajmi i mirë është se zjarri ka ulur intesitetin dhe forcat që janë të angazhuara në terren po bëjnë të mundur izolimin dhe mospërhapjen e flakëve duke ndërhyrë në zona të vecanta dhe ngushtuar perimetrin.

Në terren ndodhen rreth 80 forca, 25 nga FA dhe pjesa tjetër forca nga i gjithë qarku i Korçës.

Ky aksion do të vijojë edhe nesër.