Zjarret vijojnë ende në disa zona të vendit tonë, por në intensitet të ulët. Gjatë orëve të fundit janë raportuar 53 vatra zjarri, 47 prej tyre janë shuar dhe vënë nën kontroll, ndërsa 6 vatra mbeten ende aktive dhe po monitorohen vazhdimisht nga zjarrfikësit.
Ministria e Mbrojtjes raporton se aktualisht vijon të jenë aktive, por pa paraqitur rrezik për qytetarët dhe banesat, vatrat në Bjeshkët e Bollotekut dhe mbi fshatin Tërnovë. Në operacionet e fundit, kanë marrë pjesë 307 forca zjarrfikëse, 130 forca ushtarake, 58 efektive nga polica e shtetit, 155 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 55 nga administrata e zonave të mbrojtura, 32 shërbimi pyjor, dhe 151 vullnetarë.
Gjithashtu ka pasur ndihmë edhe nga avionit Spartan, që u soll nga Rumania.