Sot në emisionin “Çdo gjë është ashtu si duket” është diskutuar në lidhje me industrinë muzikore dhe goditjen që ka pësuar ajo nga situata pas pandemisë së Covid-19 ku u vendosën shumë masa dhe kufizime. Për ta zgjeruar këtë diskutim në studio ka qenë e ftuar krahë Anna Shkrelit, Lura Elezi, e cila në lidhje me këtë temë u shpreh se:
Unë kam qenë e paqartë në lidhje me oraret, pse duhet ta ndalosh muzikën? Mua ma ka ulur atë dëshirën sepse kur ti je në kulmin e muzikës vjen pronari dhe të thotë duhet ta mbyllim, sikur zbehet si gjë më pas. Kjo gjë nuk është aspak e mirë. Këto tre vite unë kam menduar se është më shumë personale për të goditur këtë industri. Ka edhe një problem tjetër, Shqipëria nuk të ofron gjë tjetër për skenën artistike. Pse duhet të jetë vetëm një coctail argëtim? Më mërzit shumë kjo gjë sepse të gjithë kemi një moment që duam të pimë një gotë dhe kur vjen të thotë “Ik në shtëpi se duhet ta mbyllim” nuk e di! Jeta e natës është edhe një shtysë për ekonominë gjithashtu. Nuk ka ndonjë konspiracion. Ky sektor është ndarë në këto pjesë dhe nuk është aspak gjë e mirë.
Lura gjithashtu ka vijuar duke thënë se:
Ekziston edhe frika për të guxuar. Bëhet si trend edhe si modë që sheh kudo të njëjtët emra në skenë. Industria muzikore i prek të gjithë dhe është përfaqësuese.
Pavarësisht problematikave vihet re edhe lulëzimi i festivaleve të ndryshme siç ishte Unum-i, Hospitality On The Beach, Sunny Hill gjithashu.
Për mua ka qenë e çuditshme sepse edhe vitin e kaluar kur kishte ende kufizime ka pasur edhe raste kur është lejuar vazhdimi i tij dhe pas kufizimit të orarit. Ne kemi mungesë kapacitetesh. Ne duam ta besojmë që jemi të varfër por realisht nuk jemi. Ikin jashtë sepse në Shqipëri nuk kanë të ardhme këtu artistët. Nuk më bëhet qejfi kur largohen, rri dhe lufto. Unë nuk shpreh pesimizëm por ky është realitet. Suksesi nuk është një vijë e drejtë kështu që…