Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing With The Stars”, show-n magjik të kërcimit, i cili u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë.
Pikërisht lidhur me rrjetin social Instagram, duket se suksesi ka qenë i jashtëzakonshëm. Në revistën më të madhe të programeve audiovizive në botë, World Screen Social, Wit List renditet në vend të tretë për muajin tetor. Duke analizuar shfaqjet që nisën transmetimin muajin e kaluar dhe ecurinë e tyre në rrjetin social “Instagram”, Wit List rendit në vend të parë “Gran Hermano” (Big Brother) në Argjentinë, në vend të dytë “Star Academy” në Francë dhe në vend të tretë “Dancing With the Stars” në Shqipëri.
Me 124 mijë ndjekës (tashmë 125), përshtatja shqiptare e “Dancing With The Stars” u shfaq premierë në Top Channel në 7 tetor. Versioni më i fundit i formatit hit në të cilin personazhet e famshëm vendas bashkohen me profesionistët e kërcimit në një betejë kërcimi për të vendosur se cili çift do të dalë kampion, ka Valbona Selimllari (371,000 ndjekës), Armand Peza dhe Dalina Buzi (43,000 ndjekës) si anëtarë të jurisë, si dhe Kledi Kadiu (369,000 ndjekës) si kryetar i saj.
“Dancing With The Stars” moderohet nga Bora Zemani, ndërkohë që Eno Popi është në Gold Room. Çdo të premte në orën 21:00 “Dancing With The Stars” vendos konkurrentët në arenën e kërcimit, ekskluzivisht vetëm në Top Channel.