Lifestyle

Sipas një studimi, ju që dekoroni pemën e Krishtlindjes më parë se të tjerët, jeni më të lumtur! Pse?!

Të gjithë e adhurojmë periudhën e festave të fundvitit dhe për shumë persona dekorimi i pemës është thjesht diçka që duhet bërë për hir të festës, por jo. Një studim tregon se dekorimi i pemës tregon më shumë nga çfarë ne mendojmë.

Periudha para Krishtlindjes ngjall një lloj emocioni dhe gëzimi tek njerëzit, ka dhe nga ata që bëhen tepër melankolikë por në të njejtën kohë dhe të lumtur.

Nga ana tjetër ka dhe persona që e vuajnë këtë periudhë për arsye të ndryshme, humbje të personave të afërt apo arsye që as ata vetë nuk arrijnë t’i shpjegojnë.

Diçka e tillë ndodh pasi festat kanë vetinë që mund të nxjerrin në pah ndjenja të fshehura prej kohësh.

Krishtlindja tregon shumë për fëmijërinë tonë, për momentet e lumtura në familje, për buzëqeshjet dhe përqafimet që mbeten të gdhendura në memorie dhe në zemër.

Duke u rritur, perceptimi i festave ndryshon në mënyrë të pashmangshme, mënyra e jetesës na largon paksa që të shohim vetëm anët pozitive, prandaj gjatë kësaj periudhe ndihemi më pranë fëmijës brenda nesh.

Por çfarë do të thotë sezoni i Krishtlindjes nga pikëpamja psikologjike?

Steve McKeown, psikolog dhe themelues i klinikës “McKeown”, pohon se dekorimi i shtëpisë më parë sezonit të festave, ju ndihmon të bëheni përsëri një fëmijë i vogël dhe është tipik për ata që janë në gjendje të përjetojnë më mirë emocionet e tyre.

Aq sa mund të thuhet se ata që bëjnë pemën e Krishtlindjes më parë, janë më të lumtur se njerëzit e tjerë.

Kjo është arsyeja pse ata që kanë bërë tashmë pemën e Krishtlindjes janë më të lumtur. Dekorimi i pemës së Krishtlindjes largon stresin e jetës së të rriturve. McKeown tregon se dekorimet më para ndihmojnë për të lënë pas stresin e përditshmërisë.

Dekorimet, në fakt, kanë fuqinë të shumëfishojnë entuziazmin dhe të na bëjnë të ndihemi sërish fëmijë dhe t’i shohim gjërat me pozitivitet.

Nëse nuk e keni bërë ende këtë, atëherë është koha për të nxjerrë pemën e Krishtlindjes dhe për të hequr qafe stresin e ankthin.

Nëse keni fqinjë për t’u njohur ose për të krijuar kontakt, është koha të dekoroni edhe derën tuaj të shtëpisë.

Një studim në “Journal of Environmental Psychology”, zbuloi se dekorimet e jashtme të Krishtlindjeve na bëjnë të dukemi më dashamirës dhe të shoqërueshëm.

Periudha e Krishtlindjes na afron me njerëzit e dashur. Psikoterapistja, Amy Morin, shpjegon se fryma e Krishtlindjes, veçanërisht dekorimet në shtëpinë tonë, na mundëson të krijojmë një lidhje me njerëzit e dashur që nuk janë më pranë.

Atmosfera e Krishtlindjeve, në fakt, ndihmon për t’i ndjerë ata më afër dhe për të rijetuar momentet e festave të kaluara së bashku.

Ajo rrit mirëqenien psiko-fizike. Të gjitha këto ndjenja pozitive vetëm sa do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë, të jeni më të lumtur dhe të rrisin mirëqenien tuaj të përditshme.

Me pak fjalë, më në fund tani kemi një arsye më shumë për të shfaqur me krenari dekorimet tona të dashura të Krishtlindjeve, edhe pse mund të jetë shumë më para sezonit.