Celebrities Gossip

Sipas ekspertit mbretëror, Princ Andrew nuk është i mirëpritur në familjen mbretërore!

Princ Andrew nuk do jetë më i përfshirë në asnjë event mbretëror sipas një eksperti mbretëror. Duka i Jorkut është akuzuar për manipulim dhe shfrytëzim të postit të tij sipas burimeve.

Supozohej se ai do mbante një profil të ulët, por ai vërtet surprizoi komentatorët kur ishte i pranishëm të martën në përkujtimoren e Princit Philip. Andrew ishte në krah të Mbretëreshës 95-vjeçare. Kujtojmë se është raportuar se Andrew pagoi akuzuesen e tij Virginia Giuffre 12 milionë paund rreth tre javë më parë.

Duka gjithmonë i ka mohuar akuzat e Giuffre. Kritikët e gjykuan pagesën e tij gjithsesi, duke e parë si fakt që vërteton akuzat. Sipas tyre, duke paguar me këtë vlerë, ai ka dashur të shmangë një skandal seksual që do të mund të shpërthente. Ndërkohë, me takimin e fundit në përkujtimoren e Princit Philip, është gjykuar se Andrew ka marrë dritën jeshile për të qenë pjesë e eventit dedikuar Mbretëreshës këtë verë.

Por, sipas ekspertit mbretëror Richard Fitzwilliams, diçka e tillë nuk ka për të ndodhur. Sipas tij, nuk ka asnjë mundësi që Charles dhe William të pranojnë që Andrew të jetë prezent në asnjë lloj festimi apo eventi. Ai u shpreh për mediat e huaja si më poshtë.

Sipas rregullave mbretërorë, nuk pres që Princ Andrew të shfaqet në asnjë nga eventet apo festimet në të ardhmen e afërt. Ai nuk do të ketë asnjë rol në festimet e Mbretëreshës.