Bota Tech

Sipas Bill Gates Inteligjenca Artificiale do ta bëjë më të lehtë luftimin e ndryshimeve klimatike!

Rritja e sofistikimit të inteligjencës artificiale parashikohet të transformojë rolin e njerëzve në sektorë të ndryshëm të punës. Megjithatë, miliarderi Bill Gates shprehet optimist. Ai beson se edhe pse IA ka potencialin të prishë rendin e punës, ajo do të bëjë që disa profesione të shkëlqejnë edhe më shumë. Në një podcast, Gates dhe CEO i OpenAI Sam Altman folën për përfitimet dhe rreziqet e inteligjencës artificiale. Ndërsa foli për ndikimin e inteligjencës artificiale në botën e biznesit, Gates tha se edhe ai mund ta humbasë vendin e punës, ndërsa tregoi tre fushat që do të jenë imune ndaj IA.

Edhe unë mund të humbas punën time. Tre planet më të mira të karrierës për të rinjtë janë energjia alternative, bioshkencat shëndetësore dhe fushat që lidhen me zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Gates ka thënë se Inteligjenca Artificiale do të përshpejtojë gjithashtu inovacionin dhe do ta bëjë më të lehtë luftimin e ndryshimeve klimatike por gjithashtu paralajmëroi se duhet “të përdoret nga njerëz me qëllim të mirë”. Filantropisti dhe bashkëthemeluesi i Microsoft-it i bëri komentet gjatë një interviste me Sky News. Gates ka thënë se AI deri më tani kishte luajtur një rol mjaft modest në ndihmën për të luftuar ndryshimet klimatike, por do ta bënte inovacionin shumë më të lehtë.

Ai tha:

AI na ndihmon të modelojmë gjërat në shkenca: të kuptojmë më mirë materialet, katalizatorët dhe si të bëjmë proteinat. Inteligjenca artificiale, në çdo fushë të përpjekjeve, do të përshpejtojë inovacionin. Inteligjenca artificiale është aq e rëndësishme sa duhet të sigurohemi se përdoret kryesisht nga njerëz me qëllim të mirë. Sa herë që keni një teknologji të re ajo kryesisht përdoret nga mësuesit, mjekët dhe shkencëtarët për t’i ndihmuar ata të jenë më efektiv. AI mund të përdoret nga njerëz të përfshirë në sulme kibernetike ose ndërhyrje politike. Gjëja më e madhe do të jetë avancimi i shkencës mjekësore, avancimi i arsimit dhe marrja me çështje klimatike dhe që ajo të shfrytëzohet që të ecët edhe më shpejt.