Mbretëresha e ndjerë Elizabeth gjatë mbretërimit të saj 70-vjeçar duhej të takonte, përshëndeste, priste dhe argëtonte mijëra njerëz, por kishte edhe momente që ndihej jo rehat. Dhe çfarë bënte Elizabeth në këto momente? Nxirrte buzëkuqin! Ish-shërbëtori i saj, Ian Scott Hunter, i cili punoi me monarken për 8 vjet, tregoi kodin e saj sekret në një episod special të Antiques Roadshow.
Ai zbuloi se ajo përdorte buzëkuqin për të bërë të ditur se donte të shkonte.
Unë besoj se ka rregulla të mirësjelljes që zonjat nuk i bëjnë në publik. Ajo sa herë donte të largohej nxirrte buzëkuqin për të na dhënë sinjalin.
Rikujtojmë, se mbretëresha Elizabeth kishte shumë talente, si kalërimi apo noti. Pas dyerve të mbyllura të pallatit, Mbretëresha e ndjerë ishte një notare e zjarrtë dhe dashuria e saj për notin filloi që në moshën 10-vjeçare. Sipas “Swimming World Magazine”, monarkja më jetëgjate në fron filloi me notin në shpinë dhe gjoks dhe nuk kaloi shumë kohë para se ajo të fitonte medaljet e saj të para.
Së fundmi BBC-ja ka raportuar se funerali i mbretëreshës Elizabeth është parë nga 63.2% e popullsisë së botës. Sipas raportimit, kjo është ngjarja e vetme e një rëndësie të tillë që është transmetuar drejtpërdrejtë. Në Pallatin Windsor u mbajt ceremonia përmbyllëse e varrimit të mbretëreshës. Elizabeth ndërroi jetë më 8 shtator në moshën 96-vjeçare. Ajo ishte monarkja më jetëgjatë në histori. Njerëzit qëndruan me orë të tëra në radhë e të lodhur, por me dëshirën e madhe për t’i dhënë lamtumirën monarkes.