Botë e Çuditshme

Singapor, zbulohet një peshk i pazakontë!

Një peshk i pazakontë u gjet së fundmi në Singapor brenda ujit të cekët, me gojë hapur dhe duke shikuar drejt qiellit. Dennis Chan ka shpërndarë videon e këtij zbulimi në Instagram, një video që ka mbledhur 53.3 milionë shikime dhe 1.2 milionë pëlqime.

Chan e filmoi krijesën nga kënde të ndryshme dhe në secilën prej tyre po shikonte qiellin derisa peshku dukej se filloi të gëlltiste ujë dhe u zhyt më tej në rërë. Sipas FishBase, ka më shumë se 50 lloje të peshqve të tillë që gjenden në oqeanet Atlantik, Indian dhe Paqësor kurse Astroscopus, ka organe që prodhojnë energji elektrike.

Rikujtojmë se një peshkatar italian “luftoi” për rreth 45 minuta në lumin Po derisa arriti të kapte një peshk mustak gjigant, i cili është gati 3 metra i gjatë dhe mund të jetë ndoshta më i madhi i kapur ndonjëherë. Pasi arriti ta nxirrte në breg të lumit dhe realizoi foto me të, peshkatari vendosi ta lëshonte sërish gjigantin. Alessandro i cili peshkon prej 23 vitesh u shpreh se:

Shpresoj që një tjetër peshkatar të përjetojë gëzimin që më dha mua. E kuptova shpejt se kisha kapur një përbindësh. Adrenalina ishte në maksimum, ndërsa frika se mund ta më shpëtonte ishte e madhe, por në fund ia dola.